16.7 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Prof. Dr. Fejaz Drançolli vjen në Pejë me ekspozitën “Trashëgimia e rrënuar në Kosovë”

Në Galerinë e Arteve në Pejë nesër do të hapet ekspozita me titull “Trashëgimia e rrënuar në Kosovë” me fotografi të rralla të cilat i posedon historiani i artit Prof. Dr. Fejaz Drançolli.

Ekspozita ofron një mundësi të veçantë për qytetarët e Pejës dhe vizitorët të shohin krimet shtetrore të Serbisë ndaj Kosovës në periudhën e luftës mes viteve 1998-1999, shkruan Njëshi.

“Pos keqtrajtimeve, përbuzjeve, burgosjeve, masakrimeve, përdhunimeve dhe dëbimeve masive të popullatës shqiptare, politika shtetërore millosheviqjane plaçkiti, dogji, granatoi dhe shkatërroi një pjesë të madhe të trashëgimisë kulturore në Kosovë.”– kishte shkruar më herët Drançolli.

Ai shton se; “Gjatë luftës shqiptare-serbe 1998-1999 vetëm për tre muaj (24 mars – 12 qershor 1999), të planifikuara nga institucionet më të larta si dhe nga vet shteti serb u plaçkitën u dogjën dhe u rrënuan afro 2700 ndërtime arkitekturale, vepra të trashëgimisë historike-kulturore e fetare.”

Pra do të shohim fotografi e pamje që ekspozojnë situatën e shkatërrimit të objekteve të trashëgimisë kulturore e arsimore nga forcat serbe.

Mbështetur nga Komuna e Pejës, ekspozita do të hapet me 16.05.2024 në ora 18:00. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...