Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj, mjek dhe profesor universitar i lauruar në vend dhe jashtë, i ka hyrë për herë të dytë sfidës për ulësen e Deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjet e 9 Shkurtit.
I rreshtuar krah Ramush Haradinajt, si një nga besnikët e AAK-së Dreshaj synon reforma konkrete në shëndetësinë kosovare dhe se të njejtat zotohet se mund të zbatohen me fitoren e subjektit të tij.
Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj gaorn me numrin 19, në listën AAK-Nisma dhe të tjerët me numër 137.
Prof. Dr. Shemsedin Dreshaj është i lindur në Nabergjan të Pejës.
Shkollën fillore e kreu në Nabergjan dhe Treboviq te Pejës, gjimnazin në “Bedri Pejani” në Pejë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë si student i dalluar. Specializimin nga Sëmundjet infektive e përfundoj në Lublanë në Slloveni. Edukimet shtesë në Kosovë, Europë ( Roterdam, Vjenë, Edinburg) dhe SHBA në Montefjor në NY.
Është mjek dhe profesor universitar i lauruar në vend dhe jashtë. Ka mbi 40 vjet në shërbim të shëndetit dhe arsimit në të gjitha fazat e sfidave të Kosovës. I palodhur dhe i përkushtuar për të sëmurin dhe studentin, në paqe dhe në luftë. Menaxher i suksesshëm, drejtor klinike për shumë vite, prodekan i Fakultetit të Mjekësisë, udhëheqës i shumë programeve në shëndetësi dhe arsim, kombëtare dhe ndërkombëtare. Themelues i programit të doktoratës në “Biomjekësi Eksperimentale” në Universitetin e Prishtinës.
I ranguar lartë në tregun ndërkombëtar të dijes, me mbi 70 kumtesa shkencore të prezantuara brenda dhe jashtë vendit, 12 herë ligjërues i ftuar, me mbi 50 publikime shkencore në revista ndërkombëtare, me mbi 200 citime ndërkombëtare, dhe impakt faktor dhe H-indeks të lakmueshëm. I lauruar nga shumë organizata profesionale dhe arsimore: Fakulteti i Mjekësisë, Oda e Mjekëve të Kosovës, Shoqata panshqiptare në Botë dhe së fundmi për merita të veçanta Universiteti i Prishtinë e emëron “Profesor Emeritus”.
Në politikë, i guximshëm, i drejtë, parimor dhe i zëshëm në Kuvendin e Kosovës nga viti 2021.
I zëshëm për problemet në Dukagjin e Rugovë, lidhur me infrastrukturen rrugore Kievë-Zahaq dhe Pejë-Kuçishtë e poashtu në kundështimin e planit hapsinor te Parkut Kombtar në Rugovë.