11.4 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Vaji i ullirit  nga zona e Elbasanit ka hyrë në histori si produkti i parë shqiptar i regjistruar si Tregues Gjeografik™️®️ nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO).

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, e cila ka përgëzuar Federatën Bujqësore Elbasan për këtë arritje të rëndësishme.

“Jemi krenarë që projekti ynë Shqiptaro-Zviceran i Pronësisë Intelektuale (ALSIP) bëri të mundur procesin e regjistrimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar,” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ky status i veçantë i siguron vajit të ullirit është një njohje ndërkombëtare dhe mbrojtje ligjore, duke e pozicionuar Shqipërinë në hartën globale të produkteve me cilësi të lartë dhe origjinë të garantuar. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...