Një projekt ndërkombëtar inovativ, DiSPLAY, ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën si të rinjtë në Kosovë dhe rajon i qasen sipërmarrjes dhe zhvillimit të ideve të biznesit.
I mbështetur nga Bashkimi Europian, projekti përfshinë organizata rinore nga Greqia, Rumania, Lihtenshtajni, Maqedonia e Veriut dhe katër vende të Ballkanit Perëndimorë përfshirë Kosovën dhe ka për qëllim fuqizimin e të rinjve përmes metodologjive kreative dhe marrëdhënjeve ndërkulturore.
Një Metodologji Inovative për Sipërmarrjen Rinore
DiSPLAY prezanton një qasje unike për të testuar dhe zhvilluar idetë e biznesit të të rinjve duke përdorur LEGO® SERIOUS PLAY®, një mjet kreativ dhe ndërveprues. Ky proces përfshin përdorimin dixhital të formave LEGO®, Modelin e Biznesit CANVAS, mendimin kritik dhe mjetet e dizajnit për të ndihmuar pjesëmarrësit të zhvillojnë aftësi kyçe për tregun e punës. Përmes kësaj metodologjie, pjesëmarrësit krijojnë modele të qarta dhe të vizualizuara të ideve të tyre, duke i kthyer konceptet abstrakte në projekte konkrete dhe të realizueshme.
Përvoja në Kosovë dhe Rezultatet Kryesore
Në kuadër të projektit, Kosova mirëpriti një seri seminarësh ku të rinjtë dhe punonjësit rinorë mësuan mbi përdorimin e mjeteve dixhitale dhe të qëndrueshme për sipërmarrjen. Seminaret u fokusuan në tema si vetënjohja, puna ekipore, qëndrueshmëria dhe inovacioni social, duke inkurajuar pjesëmarrësit të zhvillojnë ide biznesi që përputhen me vlerat e tyre personale dhe nevojat e komunitetit.
Disa nga rezultatet kryesore përfshijnë:
- Zhvillimi i aftësive praktike: Pjesëmarrësit u angazhuan në ushtrime të prototipimit dhe prezantime për idetë e tyre.
- Përmirësimi i bashkëpunimit: Aktivitetet në grup i ndihmuan ata të punojnë më mirë së bashku dhe të zgjidhin sfida komplekse.
- Përdorimi i metodologjive të reja: LEGO® SERIOUS PLAY® u shndërrua në një mjet të vlefshëm për të vizualizuar dhe testuar idetë e tyre të biznesit.
Një Përvojë Ndërkombëtare dhe Dialog Ndërkulturorë
Përtej mësimeve teknike, DiSPLAY ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e dialogut ndërkulturor. Pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe perspektiva me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme, duke thelluar mirëkuptimin e tyre për kulturat e ndryshme dhe duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.
Një Hap Përpara për Sipërmarrjen Rinore
Projekti DiSPLAY jo vetëm që fuqizon të rinjtë përmes njohurive dhe metodave inovative, por gjithashtu ndihmon në krijimin e një ekosistemi më të qëndrueshëm për sipërmarrjen rinore në rajon. Duke integruar teknologjinë, kreativitetin dhe etikën në çdo hap të procesit, projekti vendos një standard të ri për mënyrën si mund të zhvillohen idetë e reja dhe të ndërtohet e ardhmja ekonomike e Kosovës.
Ky projekt është një shembull frymëzues se si bashkëpunimi ndërkombëtar mund të sjellë ndryshim të prekshëm dhe të qëndrueshëm për rininë dhe komunitetet tona.
Projekti DiSPLAY është financuar nga Bashkimi Europian. /Njeshi&RADIO 1/