Me moton dhe projektin ‘Të kursejmë ujin sot, që të mund ta pijmë nesër’, klubi i Soroptimisteve nga Peja me shkollarët e shkollave të Mesme të Ulëta të komunës së Pejës, vizituan burimin e Drinit të bardhë në Radavc
Me vizita disa ditore në grupe, nxënës të shkollave të mesme të ulëta të komunës së po vizitojnë burimet natyrore të ujit në zonën e mbulueshmërisës së KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A.-Pejë.-thuhet mes tjerash në komunikatën e kësaj kompanie.
Në emër të organizatorëve dhe drejtuesve të projektit, znj. Linda Lipa-Gjakova, kryetare e klubit Soroptimist-Pejë, ka falënderuar KRU ‘Hidrodrini’, për bashkëpunimin, qasjen dhe mundësinë në realizimin e objektivës dhe efektit të projektit.
Komunikata e plotë:
‘KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Menaxhmenti Rajonal
Me moton dhe projektin ‘Të kursejmë ujin sot, që të mund ta pijmë nesër’, klubi i Soroptimisteve nga Peja me shkollarët e shkollave të Mesme të Ulëta të komunës së Pejës, vizituan burimin e Drinit të bardhë në Radavc
Me vizita disa ditore në grupe, nxënës të shkollave të mesme të ulëta të komunës së po vizitojnë burimet natyrore të ujit në zonën e mbulueshmërisës së KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A.-Pejë.
Në këtë kuadër, një ekspeditë nxënësish të SHMU ‘Asdreni’, të prirë nga drejtues të klubit të Soroptimisteve nga Peja, kanë vizituar burimin e Drinit të bardhë në Radavc, me çrast, për vlerat dhe rëndësinë e ujit dhe të këtij burimi, nga KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. u kanë ligjëruar punonjëset e kompanisë ing. Blerina Anadolli dhe ing. Donjeta Kajolli.
Në emër të organizatorëve dhe drejtuesve të projektit, znj. Linda Lipa-Gjakova, kryetare e klubit Soroptimist-Pejë, ka falënderuar KRU ‘Hidrodrini’, për bashkëpunimin, qasjen dhe mundësinë në realizimin e objektivës dhe efektit të projektit.
Ndryshe, “Ujëvara e Drinit të Bardhë” është një nga ujëvarat më spektakolare e cila vizitohet nga turistët gjatë gjithë vitit.
Burimi i Drinit të Bardhë është një nga burimet më të rëndësishme të Kosovës dhe një nga burimet, që furnizon qytetin e Pejës me ujë të pijes.
Ndryshe, ‘Drini i Bardhë’ është lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosovës, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit.
Drini buron rrëzë malit të Rusolisë nga gurra e shpellës së Radavcit, në 586 metra lartësi mbidetare, ku krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të zbres në rrafsh dhe bashkohet afër qytetit të Kukësit me Drinin e Zi për të formuar Drinin që në antikë njihet më emrin Drillon.
Sasia e burimit arrin 30 m3 në sekondë, ku krijon edhe një ujëvarë të lartë prej 30 metra. Sipërfaqja e ujëmbledhësit të Drinit të Bardhë në Kosovë është 4 mijë e 265 km2.
Ka regjim mesdhetar, me maksimum në muajt Mars dhe Nëntor, e minimum në muajt Maj dhe Shtator.
Në territorin e Kosovës, Drini gjarpëron për 122 kilometrash në drejtimin veri-jug. Ai mbledhë me vete edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës, Erenikut, e Lumbardhit të Prizrenit. Baseni i Drinit është më i madhi nga katër basenet ujëmbledhëse të Kosovës.’-thuhet në komunikatë nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë./Njeshi/
Peja barazon serinë ndaj Bashkimit pas një fitoreje dramatike