9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Projekti Mjedisor i Eko-Klubit, përurohen ambientet e gjelbërta në shkollën “Ali Hadri” në Pejë

Në Shkollën e Mesme Ekonomike, “Ali Hadri” në Pejë, është zhvilluar ceremonia Inaguruese e Përurimit të Projektit Mjedisor të Eko-Klubit.

Me këtë rast, u inauguruan hapësirat e reja të gjelbërta në ambientet e jashtme të shkollës.

Të pranishëm ishin përfaqësues nga Komuna e Pejës, përfaqësues nga DKA-Pejë, përfaqësues nga Caritasi Zviceran, Syri i Vizionit si dhe përfaqësuesit e Eko Klubit.

Ceremonia inauguruese është një rezultat i punës së Eko-klubeve të shkollave dhe investimeve në shkollë në kuadër të projektit YENI “Aksioni për ndryshime Klimatike dhe Mbështetja e Mjedisit në Kosovën Perëndimore 2022-2024” që synon të mbështesë dhe fuqizoj Këshilla e Nxënësve dhe Eko Klubet qe të jenë aktiv në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...