24.3 C
Pec
E premte, 11 Korrik, 2025

Projekti “Pranvera” në “Pëllumbat e Paqes”, fëmijët ekspozojnë krijimet e tyre

Në kuadër të “Projektit Pranvera”, një iniciativë edukative plot ngjyra dhe kreativitet, fëmijët 5-vjeçarë të qerdhes “Pellumbat e Paqes” kanë pasur mundësinë të mësojnë dhe eksplorojnë aspektet më magjike të stinës së pranverës.

Me ndihmën dhe udhëheqjen e mësueseve Gresa Loshaj, Blerta Muriqi-Shala, Rabije Kelmendi dhe Elda Kernja, të vegjlit, atë që kanë mësuar gjatë ditëve të fundit, sot ju kanë treguar prindërve, përmes punimeve origjinale.

Në këtë aktivitet fëmijët mësuan proceset më të mrekullueshme të natyrës: si lind dhe zhvillohet bleta, flutura, mollëkuqja etj. Poashtu kanë vizatuar këtë proces, kanë krijuar figura prej letre dhe të gjitha janë ekspozuar në kopshtin e qerdhës.

Prindërit kanë shprehur mirënjohje për punën e palodhur të stafit dhe ndikimin pozitiv që ka pasur projekti tek fëmijët e tyre. /Njeshi/

Fotogaleri:

    

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...