6.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Projektligji i ri për KPM-në, Bislimi thotë se rritet transparenca e pronësisë së mediave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është duke raportuar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media lidhur me Projektligjin e ri për Komisionin e Pavarur për Media, gjersa tha se ky projektligj është në përputhje me direktivat evropiane dhe se me të do të rritet transparenca e pronësisë së mediave.

Bislimi tha se ka ky projektligj ka 60 nene dhe ka për qëllim t’i jap përgjegjësi KPM të mbikëqyrë dhe sigurojë transmetimin e programeve cilësore në dobi të interesit të përgjithshëm.

Sipas tij, televizionet dhe platformat e ndryshme me përmbajtje audio-vizuele kanë audiencë të përbashkët dhe është e pashmangshme të sigurojnë një mjedis konkurrues që bazohet në rregulla të qarta dhe u garanton mundësi të barabarta.

Lajmi në përditësim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...