18.8 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Projektligji për KPM-në konsiderohet si më i avancuari në rajon

Pas mbajtjes së takimeve publike në shtatë komuna të vendit, Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. Nga mazhoranca e konsideruan si më të avancuarin në rajon, raporton Ekonomia Online.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, ka mbajtur takime ku janë diskutuar amendamentet dhe janë pranuar komentet mbi këtë projektligj.

Kryetari i Komisionit për Media, Valon Ramadani tha se do të diskutohen të gjitha komentet, vërejtjet e pranuara gjatë gjithë kësaj kohe, për Projektligjin për të cilin thotë se është më i avancuari në rrethanat e tanishme.

“Ky Projektligj është ndoshta më i diskutuari në 10 vitet e fundit, por të jeni të sigurt që do ta bëjnë më të mirën. Duke e ditur kompleksitetin e fushës së medies, ky është Projektligji më i mirë i kohës, për rrethanat në të cilat jemi, është dukshëm më i avancuar se në shtetet e rajonit, prandaj kemi pasur të angazhuar ekspertë nga BE dhe kemi kërkuar edhe ekspertizë shtesë nga Këshilli i Evropës”, tha Ramadani.

Gjatë shqyrtimit në videolidhje ka dhënë komentet e saj ekspertja e Këshillit të Evropës, Deirdre Kevin, e cila është angazhuar nga Komisioni për Media.

Ajo tha se këto ligje janë në përputhje me standardet evropiane.

“Këto ligje janë në përputhje me standardet evropiane. Ky projekt, mbulon Bosnjën, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut. Është me rëndësi të kemi një koment themelor sa i përket rregulloreve, që përfshin qytetarët, bizneset. Këshilli i Evropës, për çështjen e mediave nënvizon çështjen si pavarësia, transparenca dhe rëndësinë e konsultimit me palën, është me rëndësi me pas dëgjime, konsultime si dhe arsyetime që me shqyrtu apo jo këto ligje. Praktika të mira janë parë në Mal të Zi, 25 njerëz janë takuar, 25 herë për hartim të legjislacionit”, tha ajo.

“Çështje kyçe është proporcionaliteti që ndërlidhet me barrën që sanksionet i vihen shërbimeve me shikueshmëri të ulët ose publik të ulët, marrë parasysh natyrën, hapësirat. Parimi i rregullimit dhe vetërregullimit një nga standardet kyçe të KE-së, duhet me pas një rregullator të mediave dhe transparencë”, shtoi ekspertja.

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...