-3.2 C
Pec
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Projektligji për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” nuk u diskutua nga Komisioni për Mjedis

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim ka shtyrë për një mbledhje tjetër, Projektligjin për për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, me kërkesë të deputetëve të opozitës.

Në këtë Komision, u miratua edhe plani i punës për vitin e kaluar, me ç’rast thanë se kanë thyer rekord sa i përket miratimit të Projektligjeve.

Kryetarja e këtij Komisioni, Fitore Pacolli, tha se vitin e kaluar janë miratuar 37 Projektligje, ndërsa viteve të kaluara, maksimumi i Projektligjeve të miratuara kanë qenë pesë, raporton Ekonomia Online.

“Në mbledhjet e komisionit ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka qenë tri herë, ndërsa ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka qenë dy herë. Për dallim të gjitha viteve kemi thyer rekord duke miratuar 37 projektligje, ndërkaq viteve të kaluara maksimumi i projektligjeve që kemi miratuar kanë qenë 5 sosh”, tha ajo.

Ndërsa sa i përket vendimit të Qeverisë së Kosovës për miratimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, kërkoi që si Komision ta bëjnë një vizitë në qytetin e Pejës.

“Është mirë që ne ta kemi një holl dëgjime publike dhe të shkojmë vet na atje që t’i vizitojmë banorët atje. Javën e kaluar kam pasur takime me disa banorë të cilët theksojnë që jo të gjitha kërkesat e tyre janë reflektuar. Është mirë që çdo të martë në orën 13:00 të ketë mbledhje të komisionit. Unë komentova disa ankesa të qytetarëve drejtuar mua”, tha Mustafa.

Kërkesë për shtyrje të këtij Projektligji për miratimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, e kërkoi edhe deputeti i PDK-së, Isak Shabani.

Ky Projektligj, u shtye për mbledhjen e radhës, me kërkesë të deputetëve të opozitës.

E deputeti i VV-së, Salih Zyba, kërkoi që të aprovohet raporti i dëmeve nga vërshimet.

“Kërkoj që të aprovohet raporti në të cilin unë kam qenë kryetar i grupit punues. Unë jam në dilemë që nuk ka të bëjë me diçka por t’i kërkojmë ministrive një raport për gjendjen dhe vlerësimin e dëmeve nga vërshimet. Raportet në total për gjendjen e vërshimeve i dërgon komuna dhe kur t’i kemi do t’i prezantojmë. Nëse ka të tilla ankesash, duhet të adresohen në komision, pasi që dëgjimet publike kanë kaluar dhe ka mundësi që këto ankesa të bëhen me tendencën për ta shtyrë këtë plan”, u shpreh ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...