4.8 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Prokuroria deklarohet pas arrestimit të të dyshuarit për sulmet ndaj KFOR-it gjatë protestave në Zveçan

Prokuroria Speciale ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot ka arrestuar një person me inicialet M.D. në rajonin e Mitrovicës për kryerjen e disa veprave penale.

Më herët Policia e Kosovës kishte konfirmuar se ai dyshohet për trazirat e 29 majit në Zveçan ku u lënduan 93 ushtarë të KFOR-it.

Prokuroria tha se ai dyshohet për kryerjen e veprave penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese”; “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”; “Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi”; “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit do të vazhdohet me veprimet e nevojshme hetimore/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...