9.5 C
Pec
E hënë, 4 Nëntor, 2024

Prokuroria demanton Haxhiun për rastin e pronës milionëshe në Veternik

Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një shkrimi i ka reaguar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me “Pronën milionëshe në Veternik”.

Sipas Prokurorisë kjo temë nuk ka qenë asnjëherë në dorën e tyre, madje thuhet se kjo deklaratë e saj është e pavërtetë.

Prokuroria Speciale, demanton fuqishëm deklarimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të bërë sot, duke u shprehur se “është e shqetësuar pasi Prokuroria Speciale ka mbyllur hetimet për rastin e pronës milionëshe në Veternik”.

Prokuroria Speciale thotë se ky rast nuk është hetuar dhe nuk ka qenë në punë asnjëherë në Prokurorinë Speciale, prandaj deklarimi i tillë i ministres Haxhiu sipas tyre është i pavërtetë dhe tendencioz.

Prokuroria Speciale deklarimet e tilla – i konsideron si të pavërteta, të qëllimshme dhe tendencioze në drejtim të Prokurorisë Speciale dhe punës se suksesshme të udhëheqësit të saj, duke vlerësuar se këto deklarime të pasakta, përveç tjerash kanë për qëllim edhe dezinformimin e opinionit publik, pengimin në punë dhe dëmtimin e imazhit të kësaj prokurorie.

Prokuroria Speciale gjithashtu i bën thirrje ministres së drejtësisë dhe të gjithë personave tjerë që kanë synim pengimin e kësaj prokurorie në realizimin e mandatit të saj, që të përmbahen nga deklarime të tilla të pavërteta, tendencioze dhe qëllimkëqija.

Reagimi i plotë i Prokurorisë Speciale:

REAGIM nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj deklaratave të pavërteta të Ministres së Drejtësisë, lidhur me një rast, të cilin asnjëherë nuk e ka pasur në punë kjo prokurori Prishtinë, 30 tetor 2024- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës shpreh indinjatë të thellë ndaj qasjes së vazhdueshme joproduktive të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndaj Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale, demanton fuqishëm deklarimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të bërë sot, duke u shprehur se “është e shqetësuar pasi Prokuroria Speciale ka mbyllur hetimet për rastin e pronës milionëshe në Veternik”.

Prokuroria Speciale informon opinionin publik se rasti për të cilin është deklaruar ministrja në fjalë, nuk është hetuar dhe nuk ka qenë në punë asnjëherë në Prokurorinë Speciale, prandaj deklarimi i tillë i ministres Haxhiu, është i pavërtetë dhe tendencioz.

Prokuroria Speciale, deklarimet e tilla të pavërteta, fatkeqësisht nga ministrja e drejtësisë, i konsideron të qëllimshme dhe tendencioze në drejtim të Prokurorisë Speciale dhe punës se suksesshme të udhëheqësit të saj, duke vlerësuar se këto deklarime të pasakta, përveç tjerash kanë për qëllim edhe dezinformimin e opinionit publik, pengimin në punë dhe dëmtimin e imazhit të kësaj prokurorie.

Nisur nga fakti se nuk është hera e pare që ballafaqohemi me sulme të tilla dhe deklarata të pavërteta nga ministrja Haxhiu, Prokuroria Speciale, i bën thirrje ministres së drejtësisë dhe të gjithë personave tjerë që kanë synim pengimin e kësaj prokurorie në realizimin e mandatit të saj, që të përmbahen nga deklarime të tilla të pavërteta, tendencioze dhe qëllimkëqija.

Për më tepër, Prokuroria Speciale siguron opinionin publik, se veprimet e tilla të ministres së drejtësisë dhe të kujtdo tjetër, në asnjë moment dhe rrethanë nuk do të ndikojnë që kjo prokurori ta ushtroj mandatin e saj në drejtim të luftimit të kriminalitetit dhe ndjekjen e kryesve të veprave penale, pavarësisht se kush janë ata./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...