Viktima i moshës 51 vjeçare me inicialet S.L. për të cilin Njeshi raportoi në mëngjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore (IML). –Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05;42 minuta të mëngjesit të sotëm.
Për portalin Njeshi, pasdite për rastin është deklaruar zëdhënësi I Prokurorisë themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Nikçi ka dhënë detaje shtesë rreth aksidentit.
Deklarata;
“Lidhur me rastin ne fjalë, konfirmojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një person eshte goditut nga treni, i cili po qarkullonte ne linjën e rregullt nga Peja për në Prishtinë. Si pasojë e goditjes viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Prokurori kujdestar i shtetit së bashku me njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Mund të konfirmojë se në bazë të urdhërit të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi, gjersa për shoferin e trenit është hapur procedurë penale në drejtim të veprës penale “Rrezikim i trafikut, me pasojë vdekjen, nga neni 378, të kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe i njejti ndodhet në ndalim policor prej 48 orësh.”-ka deklaruar Nikçi për Njeshin. /Njeshi/