Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit B.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas prokurorisë, më 21 prill 2025, në qytetin e Pejës, i pandehuri ka depërtuar në një shtëpi private duke hapur me forcë një dritare, në kohën kur familja gjendej jashtë vendit për pushime.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit, Policia e Kosovës ka gjetur disa nga orët e vjedhura.
Prokurori i çështjes do të kërkojë nga gjyqtari që të caktojë masën e paraburgimit ndaj të pandehurit për të siguruar praninë e tij gjatë procedurave të mëtejshme gjyqësore.
“Kërkohet paraburgim për vjedhjen e gjësendeve në vlerë rreth 120 mijë euro
Pejë,23 prill 2025- Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se ka kërkuar caktimin e masës se paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit B.B, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas prokurorisë, i pandehuri B.B, me datë 21 prill 2025, në Pejë, rreth orëve të mëngjesi, duke e shfrytëzuar momentin e volitshëm, pasi pronari së bashku me familjarët e tij gjendej për pushime jashtë vendit, i pandehuri duke përdorur forcën hap dritaren e dhomës se fjetjes ne katin e dyte të shtëpisë hynë brenda ku nga aty merr sasi te arit ne vlere rreth 30.000 (tridhjetëmijë) euro, para te gatshme rreth 7.000 (shtatë mije) euro, si dhe ore dorë te markave te ndryshme ne vlere rreth 87.000 (tetëdhjetë e shtatëmijë euro), me pas largohet nga vendi pa e vërejtur nga askush, ashtu që gjatë kontrollit nga Policia e Kosovës me datë 21.04.2025 në shtëpinë e të pandehurit gjejnë ora te markave te ndryshme të cilat i përkitnin viktimës.
Prokurori i shtetit, gjatë seancës se procedurës paraprake do kërkoje nga gjyqtari që të pandehurit t’i caktohet masa e paraburgimit”./Njeshi/