16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Prokuroria e Pejës ndalon 131 persona në tre muajt e parë të vitit

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës tremujore janar–mars 2025, janë ndaluar gjithsej 131 persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalimet janë kryer nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Departamenti i Përgjithshëm dhe Departamenti për të Mitur, ku prokurorët e shtetit kanë urdhëruar ndalimin për një afat prej 48 orësh ndaj të dyshuarve, për vepra të ndryshme penale të parashikuara me Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria bën të ditur se mesatarja mujore e ndalimeve për këtë periudhë është 43 persona në muaj.

Prokuroria Themelore në Pejë thekson përkushtimin e saj në luftimin e dukurive negative dhe të gjitha veprimeve që bien ndesh me ligjin, duke garantuar zbatim të plotë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...