16.7 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Prokuroria e Pejës shkatërron rreth 1600 kg mish

Prokuroria Themelore e Pejës njofton se sot në kuadër të planit për luftimin e shitjes se produkteve të dëmshme ushqimore, me kërkesë të kësaj prokurorie dhe koordnimit me Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Pejë, janë bastisur 6 (gjashtë) lokacione të cilat dyshohet se merren me këtë lloj veprimtarie.

Gjatë kësaj bastisje në të cilën kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, janë sekustruar dhe shkatërruar rreth 1,600 kg mish, për të cilat palët nuk posedonin leje përkatëse dhe nuk i plotësonin kushtet adekuate higjienike.





]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...