13.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Prokuroria e Shtetit nuk ka urdhëruar nisje të hetimeve ndaj KQZ-së

Prokuroria e Shtetit ka mohuar qarkullimin e lajmeve për nisje të hetimeve në KQZ, pas dështimit të platformës online për prezantimin e rezultateve zgjedhore.

Liridonë Kozmaqi Hajdaraj, udhëheqëse e Zyrës për Komunikim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ka njoftuar se Prokurori i Shtetit, përfshirë edhe Prokurorinë Speciale, nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Ju informoj se Prokurori i Shtetit, duke e perfshire edhe Prokurorinë Speciale, nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër KQZ-së”, ka deklaruar ajo në një përgjigjje për media.

Ndryshe, pak minuta më parë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se faqja zyrtare e këtij institucioni nuk është duke funksionuar dhe si pasojë nuk do të mund të publikohen të dhënat preliminare nga zgjedhjet nacionale përmes platformës online./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...