13.8 C
Pec
E enjte, 30 Mars, 2023

Prokuroria e ZPS-së tregon fotografi të ndërtesës ku pretendon se u rrahën viktimat dhe u vra njëri nga ta

E plotësuar:Në Hagë po vazhdon të mbahet gjykimi ndaj Pjetër Shalës. Gjatë seancës gjyqësore njëra nga prokuroret e ZPS-së ka folur për dëshmitarët që do të dëshmojnë në këtë gjykim.

Ajo ka thënë se njërit prej dëshmitarëe iu kërkua të pranonte që kishte vrarë 100 shqiptarë, që kishte përdhunuar gra dhe ju kërkua të këndonte një këngë serbe.

Ajo tha se të ndaluarit ishin shqiptarë, disa prej tyre me etni rome, të cilët nuk morën pjesë në luftime, ku disa edhe kishin mbështetur UÇK-në.

Sipas prokurores, e dërguan në fabrikë në mbrëmje vonë me 20 maj 1999 ose rreth kësaj date, ku u dërgua në ndërtesën e komandës.

“Atë e vendosën në një qeli të improvizuar, të ngushtë dhe pa dritë natyrale. Ai aty u takua me dëshmitarin 01488, i cili kishte ditë që mbahej në të njëjtin qeli në Kukës. Natën e mbërritjes të 04733 në Fabrikën e Metalit atje, ishte nata ku ndodhën rrahje brutale në ndërtesën e komandës dhe janë raportuar nga viktimat në këtë çështje”, tha ajo.

Tutje, u tha se më pas vijuan ta rrahin me shufra, shkop bejsbolli, shufra prej gome, shufra tjera dhe një pjesën e pasme të revolverit.

Ai tha se e dogjën me cigare, i hodhën në plagë kripë dhe i thyen dhëmbët, rrahën në mënyrë brutale derisa humbi ndërgjegjen, derisa kur mori ndjenjat ishte i lagur nga uji, ndërkohë që e rrahura vazhdoi.

Prokuroria për të pranishmit në sallë, ka treguar fotografi të ndërtesës ku pretendon se u rrahën viktimat dhe u vra njëri nga ta.

Fillimisht, njëra nga prokuroret ka shpjeguar pozitën gjeografike të Kukësit dhe ka thënë se fabrika e Metalit në Kukës, që pretendohet se është vend i krimit gjendet në periferi, 1 km larg qendrës dhe për këtë paraqiti një hartë.

Sipas prokurorisë, kjo fabrikë ka qenë një herë pronë shtetërore e Shqipërisë, e më vonë është privatizuar nga një person, ku të njëjtit iu kërkua të shfrytëzonte këtë fabrikë nga një ushtar UÇK-së, ku ai  ishte pajtuar me këtë.

Sipas prokurorisë, UÇK ka shfrytëzuar këtë fabrikë për 3 muaj dhe është shfrytëzuar gjatë konfliktit të armatosur dhe lidhur me këtë konflikt gjatë periudhës së aktakuzës. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...