3.8 C
Pec
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin penal për rrugën Kijevë-Zahaq, Murati: Në vendim ishte e përfshirë kasta e vjetër

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka akuzuar prokurorinë pasi Prokuroria Speciale e hodhi poshtë kallëzimin penal për keqpërdorime të mundshme gjatë shpronësimeve për rrugën Kijevë-Zahaq.

Përmes një shënimi në Facebook Murati ka shkruar se Qeveria në dorëheqje e PAN-it kishte rritur vlerën e pronave, nga 31 në 43 milionë euro për 6 muaj.

“Për më tepër, rritja nuk ishte bërë si rezultat i ndonjë ndryshimi në vlerësimin e të gjitha parcelave, por kjo fryrje vinte si rezultat i dyfishimit në vlerë për parcela me pronarë të caktuar”, ka shkruar Murati.

Murati tutje ka thënë se Qeveria Kurti ka bërë çfarë ka mundur lidhur me këtë rast.

“Si Qeveri që e lufton korrupsionin, krejt çfarë ka qenë në dorën tonë e kemi bërë. Pra, indetifikimin e rastit. Mbledhjen e provave, dhe dorëzimin e tyre në prokurori. Kemi anuluar edhe vendimin për shpronësim, në mënyrë që të mbrohet buxheti nga paditë potenciale”, ka thënë ai.

Por sipas ministrit, kallëzimi penal i Qeverisë ishte hedhur poshtë sepse në rast përfshihej “kasta e vjetër”.

“Pra të gjitha provat e faktet hidhen në ujë, sepse bëhej fjalë për një rast ku ishte e përfshirë kasta e vjetër”.

“Se kush ka qenë prokurori i ngarkuar me këtë rast, besoj e keni shumë të lehtë t’ia qëlloni”, ka shkruar tutje Murati. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...