21 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Prokuroria i nis hetimet pasi u dëmtua aparatura e rezonancës magnetike në Spitalin e Pejës

Janë nisur hetimet për dëmtimin e aparaturës së rezonancës magnetike në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal në Pejë, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Pejës.

Për ‘RADIO 1’, zëdhënësi i këtij institucioni, Shkodran Nikqi, ka theksuar se hetimet janë në fazën fillestare deri tani.

“Me të pranuar informatën, Kryeprokurorja ka përpiluar shënim zyrtar dhe njëkohësisht ia ka proceduar rastin një prokurori të shtetit për trajtim të mëtutjeshëm”, u shpreh i njëjti për ‘RADIO 1’.

Kjo aparaturë raportohet se mund të jetë dëmtuar qëllimisht. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...