28.6 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Prokuroria jep detaje: Tre të plagosurit në Pejë, janë familjarë mes vete

Nga të shtënat me armë zjarri, sonte në Pejë, kanë mbetur të plagosur tre persona, babai me dy djemtë e tij.

Plagosjen e tre personave në Pejë e ka konfirmuar prokurori i krimeve të rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli.

“Nga të shtënat më armë zjarri tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar si tentim vrasje”, ka thënë Qavolli për “Radio1”

Qavolli tha se të plagosurit janë familjarë mes vete (babai dhe dy djemtë e tij).

Sipas prokurorit, autori i plagosjes ka ikur nga vendi i ngjarjes, kurse policia është në kërkim të tij.

Të plagosurit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë për trajtim mjekësor, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë është dërguar në QKUK. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...