2.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Fran Marashin për “Masakrën e Urës Vajgurore”

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Fran Marashin, i akuzuar për ngjarjen tragjike të njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë trazirave të vitit 1997, ku mbetën të vrarë pesë punonjës policie.

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për rigjykimin e dosjes, 28 vite pas masakrës, çështja është rikthyer në vëmendje.

Marashi u arrestua dhe u ekstradua në Shqipëri, ku ka pretenduar se gjatë procesit gjyqësor në mungesë, i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore për një gjykim të rregullt.

Në argumentet e tij, Marashi ka theksuar se nuk ka pasur dijeni për gjyqin e zhvilluar kundër tij në vitet 1999-2000, duke ngritur dyshime mbi legjitimitetin e procedurave të ndjekura në atë periudhë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...