11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Prokuroria kërkon paraburgimin e zyrtarit të Policisë, që dyshohet për vrasje

Pas kërkesës së Prokuroria Themelore të Prizrenit që të caktohet masa e paraburgimin ndaj rreshterit të policisë Sh.S., për shkak të dyshimit se në rrugën e Reshtanit në Suharekë, ka vrarë punëtorin e kazinosë, J.A.

Gjykata Themelore e Prizrenit do të caktojë paraburgimin ndaj zyrtarit policor shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata Themelore e Prizrenit ka konfirmuar se seanca për caktimin e masës së paraburgimit është caktuar që të mbahet gjatë ditës së sotme

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala ka shprehur qëndrimin se provat materiale të siguruara deri më tani janë të mjaftueshme për të krijuar dyshimin e bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, si dhe atë të armëmbajtjes pa leje.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...