32.1 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Prokuroria: Kosovarja që u gjet e vdekur në Bazel, nuk ishte viktimë e krimit

Mediat e ndryshme shqiptare dhe ballkanike kanë shkruar dje se një 27-vjeçare me shtetësi zvicerane dhe me rrënjë kosovare dyshohet se ka vdekur në rrethana “të dyshimta” në Bazel.

“Për të zbardhur rastin, policia Kantonale e Bazelit (BS) dhe prokuroria publike në Zvicër po hetojnë rastin si të dyshimtë…”, por kjo nuk qëndron, sipas Prokurorisë Publike të Bazelit.

E reja është gjetur e pajetë nga policia e Kantonit Basel-Landschaft.

Prokuroria Publike e Bazelit konfirmoi se rasti po hetohej si një vdekje e jashtëzakonshme, por  nuk ishte duke u zhvilluar ndonjë hetim penal. Kjo do të thotë se aktualisht nuk ka asnjë provë të ndikimit të palëve të treta, pra nuk ka të dyshuar se bëhet fjalë për krim.

Zyra e prokurorit publik të Kantonit Basel-Stadt do të komunikonte në mënyrë aktive nëse do të dyshohej për vrasje, gjë që nuk kishte ndodhur në këtë rast.

E ndjera (me inicialet V. A.) është varrosur në Kosovë këtë javë. Lajmi për vdekjen e saj “të papritur” u përhap nga familjarët e saj në rrjetet sociale, të cilat gjithashtu morën vëmendje dhe vazhduan shpërndarjen.

“Ajo na la në moshë të re dhe na lë me trishtim të thellë. Do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe dashuri!”, thuhet në postimin e një të afërmi.

Është e paqartë se si dolën nga ky njoftim lajmet që përhapën mediat, të cilat sugjerojnë se gruaja mund të ishte viktimë e një krimi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...