Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj T.K, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Ai dyshohet se ka hedhur dy shishe me benzinë në dy automjete të policisë.
Sipas kërkesës së Prokurorisë “ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.08.2024 rreth orës 17:45 minuta para objektit të policisë së Kosovës-Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, me dashje dhe me qëllim që të bëjë shkatërrim të objektit dhe të automjeteve zyrtare ka shkaktuar dëm material dhe rrezik të madh për jetën e zyrtarëve policor, në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri T.K., i pajisur me katër shishe të mbushura me benzinë dhe vaj të djegur, afrohet tek objekti i policisë dhe i hedh të gjitha shishet në drejtim të objektit të cilat përfundojnë në dy automjete zyrtare të policisë ku të njëjtat i kaplon zjarri mirëpo me shpejtësi reagojnë zyrtarët policorë dhe e shuajnë zjarrin dhe më pas e arrestojnë të pandehurin i cili ishte duke u larguar nga objekti i policisë”./Njeshi/