23.2 C
Pec
E hënë, 2 Gusht, 2021

Prokuroria refuzohen kërkesën e avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së për listën e dëshmitarëve të cilët do të ftohen për të dëshmuar

Është kërkuar lista e dëshmitarëve të cilët do të dëshmojnë në gjykimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

Kërkesa ka ardhur nga avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, kërkesë e cila u përkrahë edhe nga avokatët e të tjerëve gjatë konferencës për ecurinë e çështjes, e cila po mbahet

“Fjalë është për cilët dëshmitarë kërkon t’i thërrasë në gjykim dhe cilët nuk do t’i thërrasë. Kemi dëshmitarë për të cilët ZPS-ja ka marrë drejtëpërdrejtë deklaratë dëshmitari dhe ma merr mendja se ata do të dëshmojnë, por ka edhe situata kur kemi marrë dëshmi në formë transkripti nga procese jashtë këtij institucioni, nuk është e qartë nëse këta janë dëshmitarë që do të dëshmojnë këtu, apo do t’i paraqes si prova pa dëshmuar këtu”, theksoi ai.

Tutje, Mishetiq shtoi se, “Do të donim që të dinim, nëse këta dëshmitarë do të thirren nga prokuria për të dëshmuar ose jo. Ne kemi nevojë që të vendosim përparësi në përgatitjet tona, dhe këtë e bëjmë duke e ditur se cilët dëshmitarë do të dëshmojnë në sallë në këtë proces gjyqësor. Prandaj, kërkojmë që Prokuroria ta bëjë një listë për këtë qëllim”, tha avokati Mishetiq.

Mishetiq ka thënë se do të donin të dinin nëse kjo listë do të bëhet gati para datës 2 gusht, që janë të sigurt që do të dëshmojnë në sallë, dhe një tjetër për të cilët nuk ka siguri që do të dëshmojnë në sallë.

Avokatët e tjerë mbështetën këtë kërkesë, e cila u refuzua nga prokuroria.

“Kjo kërkesë nga mbrojtja duket se është komplet jashtë kontekstit dhe pa pasur parasysh veçantitë e çështjes sonë gjyqësore”, tha ajo.

“Koncepti i listës paraprake të dëshmitarëve është një element që duket se mbrojtja duket se e ka marrë në një çështje të paraqitur para Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Në atë rast është pranuar se kërkimi i një listë të tillë në raste të jashtëzakonshme. Ajo është kërkuar, në maj të vitit 2020, me kufizime shumë të rrepta. Kjo nuk është rrethanë të cilën e shohim në procesin tonë”, tha prokurorja./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...