Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Nga kjo Prokurori në një përgjigje për Telegrafin kanë konfirmuar se Rizvanolli është intervistuar në cilësinë e dëshmitares.
Nuk janë dhënë detaje se për cilën çështje penale është intervistuar ministrja në fjalë.
“Ju informoj se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Ndërkaq në media është raportuar se ministrja Rizvanolli po intervistohet lidhur me hetimet që rëndojnë mbi Nagip Krasniqin, ish-kryeshefin e KEK-ut.
Kujtojmë se Krasniqi akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion./Njeshi&Telegrafi/