8.7 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Prokuroria Speciale: Martin Berishaj dyshohet për tri vepra penale, njëra nga to “shpëlarje parash”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar sot me ftesë nga ta pasi dyshohet për tri vepra penale.

Sipas Prokurorisë Speciale, Berishaj është intervistuar nën dyshimin për veprat penale “shpëlarja e parave”, “shmangia nga tatimi” dhe “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

“Po ashtu, ju njoftojmë se ambasadori Martin Berishaj, edhe më herët është ftuar për intervistim, por vet Berisha kishte kërkuar nga Prokuroria Speciale që të shtyhet intervistimi, për shkak të angazhimit të tij si ambasador”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, avokati i Berishajt, Tomë Gashi, ka thënë se deklarata e klientit të tij para Prokurorisë Speciale është konfidenciale./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...