15.8 C
Pec
E premte, 20 Shtator, 2024

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy ish zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj dy ish zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës, nën dyshimin  për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale bëhet e ditur se dy të dyshuarit janë V.K. dhe E.Sh. ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës.

Prokuroria ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy personave zyrtarë, V.K. dhe E.Sh. ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në mbështetje të nenit 62 të Kodit penal, PSRK ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...