14.7 C
Pec
E shtunë, 22 Mars, 2025

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy të pandehurve, për prodhim dhe përpunim të narkotikëve

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë ndaj dy të pandehurve.

I pandehuri M.M, akuzohet se me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

Për të njëjtën vepër penale po akuzohet edhe i pandehuri S.N, i cili raportohet të ketë kryer edhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

“Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për procedurë të mëtutjeshme” thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...