8.7 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Prokuroria Speciale nis hetimet ndaj ish-ministrit Teodosijeviq

Ish ministri i MAPL-së, Ivan Teodosijeviq, do të jetë pjesë e hetimeve nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kjo për shkak të deklaratave të tij nxitëse dhe ofenduese ndaj shqiptarëve dhe viktimave të masakrës së Reqakut.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Prokurori Sylë Hoxha.

“Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj ish-ministrit të MAPL-së, aktualisht është në fazën e grumbullimit të provave”, ka thënë ai.

Kujtojmë se pikërisht për shkak të këtyre deklaratave, kryeministri Haradinaj kishte marrë vendim për shkarkimin e Teodosijeviq.

Në postin e tij sot është emëruar Adriana Hoxhiq./Lajmi/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...