4.2 C
Pec
E hënë, 9 Dhjetor, 2024

Prokuroria Speciale shënjestron pesë raste të reja, të përfshirë 24 persona

Prokuroria Speciale e Republikës ë Kosovës ka njoftuar se ka në shënjestër pesë raste të reja për vepra të ndryshme. Në këto raste janë të përfshirë 24 persona.

Kështu ka njoftuar Prokuroria pas takimit që ka pasur kryesprokurori i Prokuprorië Speciale, Blerim Isufah me Ekipin e Përbashkët për Përzgjedhjen dhe Shenjëstrimin e Krimeve të Rënda.

Në njoftim thuhet se rasti i parë ka të bëjë me veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Armëmbajtje pa leje”, “Shpëlarje e parave” dhe “Mos raportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Rasti i dytë ka të bëjë me veprat penale: “Fajdeja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Po ashtu sipas njoftimit rasti i tretë ka të bëjë me veprat penale: “Falsifikimi i parasë”, “Blerja, pranimi dhe fshehja e sendeve të përfituara me vepër penale”, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, “Falsifikimi i parasë” dhe “Shpëlarja e parave”.

Kurse, rasti i katërt ka të bëjë me veprat penale: “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, “Falsifikimi i parasë” dhe “Shpëlarja e parave”.
Ndërkaq, rasti i pestë ka të bëjë me veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Përvetësimi në detyrë”.

“Në këto raste, janë të përfshirë 24 persona dhe ka të sekuestruara pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe sasi e konsiderueshme e pareve të falsifikuara.” është thënë në njoftimin e Prokurorisë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...