18.2 C
Pec
E shtunë, 19 Prill, 2025

Pronarët e PSG-së dëshirojnë të blejnë aksionet e skuadrës së njohur spanjolle

Qatar Sports Investments, të cilët janë pronarë të PSG-së, aktualisht po shqyrton mundësinë e blerjes së një klubi të njohur spanoll.

Bëhet fjalë për klubin e Malagas, i cili garon aktualisht në divizionin e dytë.

Edhe pse QSI kanë shfaqur interesim për blerjen e Malagas në vitin 2023, tahsmë mundësitë janë rritur.

Klubi andaluzian i përket grupit spanjoll të hoteleve dhe pasurive të paluajtshme BlueBay (49%) dhe biznesmenit katar Abdullah Al Thani.

Raportohet se arsyet pse QSI dëshiron të blej aksionet e Malagas janë: historia e klubit, rinovimi i stadiumit, statusi i tij si qyteti pritës për Kupën e Botës 2030, cilësia e qendrës stërvitore dhe atraktiviteti i qytetit, një nga më turistikët në Spanjë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...