9.3 C
Pec
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Propaganda ruse

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka folur në një dokumentar të televizionit rus NTV mbi sulmet e NATO-s në Serbi duke thënë shumë të pavërteta.

Në stilin e tij, ai citohet të ketë thënën se kinse “shtetet perëndimore po mbulojn të vërtetat gjatë operacionit të NATO-së në Serbi në vitin 1999”, por nuk ka përmendur terrorin dhe gjenocidin serb kundër popullit shqiptar në Kosovë.

Në propaganden ruse dhe sulmet e vazhdueshme të tyre kundër Kosovës, Europës dhe SHBA-ve, Lavrov ka thënë se ka mundësi për një hetim ndërkombëtarë kundër NATO-s lidhur me vdekjën e civilëve, përdorimin e uraniumit të varfëruar gjatë bombardimeve të RFJ-së.

“Në Serbi ka filluar një hetim sa i përket municioneve të ndaluara. Do të presim rezultatet. Pastaj ne do të shohim se çfarë mund të bëhet për të siguruar që askush të mos mbetet i pandëshkuar”.

Lavrov ka sulmuar me fjalë edhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

*Sulmet e NATO-s, kanë filluar më 24 mars 1999, pas dështimit të bisedimeve paqësore në Rambuje, me urdhër të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës veri-atlantike, Havier Solana në orën 20:00. /Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...