Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka dekretuar 11 gjyqëtar me mandat fillestar.
Në faqen e Presidencës, thuhet para ceremonisë së betimit, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “Do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.
Ndërsa, Osmani ka potencuar se integriteti, pavarësia, paanshmëria dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar./Njeshi/