Një prej kuadrove më të dëshmuara të Qeverisë Kurti dhe prej zv/ministrave më të dëshmuar, ai i Ekonomisë, Getoar Mjeku, i ka reguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit po propozon Qeveri të tranzicionit në Kosovë.
Kërkesa për Qeveri tè tranzicionit nga Abdixhiku erdhi pasi ‘Vetëvendosje’ i dëroi letër për koalicion LDK-së.
‘Republika e Kosovës sot asht vend në paqe e me ushtri ma të fuqishme se kurrë, me qeveri që ka shtri sovranitetin cep më cep, dhe me demokracinë ma të fortë në rajon.’-i kujton mes tjerash Mjeku, Abdixhikut.
Reagimi i plotë:
‘Tue propozu «Qeveri Nacionale Tranzicionale[sic]»*, kryetari i LDK-së po e trajton Kosovën si vend lufte, pa qeveri që kontrollon krejt territorin, ose ma keq pa ecuni demokratike që i mundëson popullit me i zgjedhë përfaqësuesit e vet.
Mjafton me lypë n’internet për «transitional government» kudo në botë. Me lexu për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar që u ngrit në Shqipni gjatë trazinave të 97-tës. Ose për Këshillin Kombëtar Kalimtar të Libisë, gjatë luftës qytetare kundër Gadafit. A krahasohen këto raste me ne?
Republika e Kosovës sot asht vend në paqe e me ushtri ma të fuqishme se kurrë, me qeveri që ka shtri sovranitetin cep më cep, dhe me demokracinë ma të fortë në rajon.
* Tradita letrare lyp togun bashkëtingëllor ns në vend të togut nz te këto huazime: transit, transicional, tension, pension etj. Shqipja e vonshme asht ndiku si fort prej shqiptimeve të hueja.’-ka shkruar zv/Ministri Mjeku./RADIO 1/