24.4 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Prostitucion në apartament në Vlorë, arrestohet 28-vjeçari, në kërkim një shtetase kineze

Policia në Shqipëri ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar dhe shpalli në kërkim një shtetase me kombësi kineze, për shkak se raportohet që kishin përshtatur një apartament në qytetin e Vlorës për zhvillimin e veprimtarisë kriminale, prostitucionit.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit theksohet se janë proceduar penalisht edhe tre shtetase të huaja që ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e shtetases së shpallur në kërkim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...