12.4 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Protesta e aksione simbolike në Kosovë për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, edhe këtë vit e gjen Kosovën me protesta dhe pakënaqësi nga punëtorët.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, ka paralajmëruar protestë në shenjë pakënaqësie ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10: 30 deri në orën 11:00 në oborrin e Bibliotekës Kombëtare për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë.

“Në orën 11 fillon marshimi drejt MASHTI-t. Protestuesit këtu ndalën 5 minuta e pastaj vazhdojnë në koristë në anën e djathtë drejt Konvikteve. Nga aty vazhdojnë marshimin drejt Katedrales e nga aty drejt Hotel ‘Grand’ dhe sheshit ‘Zahir Pajaziti’ për të vazhduar nëpër shesh deri te ndërtesa e Qeverisë.

Lidhur me këtë protestë të SBAShK, ditë më parë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i bëri thirrje sindikatës të jetë më e matur në deklarat që bëjnë.

“Ka shumë punë për të bërë dhe shumë vullnet, kështu edhe kryetarin e SBAShK-ut, e tjerët i kisha ftuar që me qenë të matur në deklaratat tyre. Ne i kemi takuar vazhdimisht edhe unë, edhe zëvendësministri. Takimet nuk duhet të bëhen sa për t’u mabjtur takimet, por të ketë tema të caktuara për të cilat bisedojmë dhe punojmë bashkë”, tha ajo.

Përveq protestave për ditën e sotme, janë paralajmëruar edhe disa askione simbolike.

Rinia Demokratike e Kosovës pritet të zhvillojë një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës në orën 10:00.

Gjithashtu, edhe Blloku Feminist Antikapitalist organizon marsh protestues për Ditën e Punëtorëve në orën 12:00. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...