Qindra mijëra njerëz kanë lajmëruar se do të protestojnë gjatë ditës së sotme pasi që presidenti i Francës, Emmanuel Macron premtoi se do ta shtyjë reformën pensionale, pavarësisht eskalimit të zemërimit të popullsisë në gjithë vendin.
Protestat kundër këtij legjislacioni, i cili rritë moshën e pensionimit për 2 vjet deri në 64 vjet, ka nxitur protesta të organizuara nga sindikatat qysh nga janari, raporton France24.
Sindikatat e punës thanë sot se në ditën e nëntë kombëtare të protestës mund të dalin shumë njerëz kundër asaj që ata e quajnë si “përbuzje” dhe “gënjeshtra” të Macronit.
Greva e së enjtes pati ndikim në trafikun hekururdhor, në aeroporte dhe mësimdhënës ndër profesionet që po ndalin punën, përderisa greva tjera po vazhdojnë në magazinat e vajit dhe mbledhësve të mbeturinave.
Shumica e protestave kanë qenë paqësore, mirëpo zemërimi u rrit që nga momenti që qeveria shtyu projektligjin përmes parlamentit pa vota në javën e kaluar./Njeshi/