Premiera e filmit të Woody Allenit, Coup de Chance, në Festivalin e Filmit të Venecias, u ndërpre nga protestuesit.
Sipas raportimeve nga The Hollywood Reporter, një grup prej 20 personash bënë protestë sapo Alleni u paraqit në tapetin e kuq.
Ata hoqën fanellat e tyre dhe thirrën “jo kulturës së përdhunimit”, “jo vëmendje regjisorëve përdhunues”.
Protesta, pos Allenit, u drejtohej edhe Roman Polanskit dhe Luc Bessonit, njashtu të akuzuar për abuzim seksual.
Protestimet morën fund pas pak minutash, kur ata u larguan nga policia./Njeshi/