Që nga mëngjesi Novi Sadi është mbushur me protestues nga shumë vende përreth tij.
Deputetët republikanë dhe provincialë, këshilltarët e qytetit, mëngjesin e sotëm kanë bllokuar hyrjen në ndërtesën e gjykatës në rrugën Sutejska në Novi Sad.
Bllokada nisi rreth orës 8.
Kërkesa e tyre është e thjeshtë. Lirimi i atyre që me urdhër të presidentit serb Aleksandar Vuçiq u arrestuan gjatë protestës së disa ditëve më parë për tragjedinë që mori 14 jetë në po atë qytet. Ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra, u shënua edhe një viktimë, duke çuar kështu numri total të atyre që ndërruan jetë në 15. /Njeshi/