17.8 C
Pec
E martë, 10 Shtator, 2024

Protesta për Urën e Ibrit, KFOR-i: Nuk pati ndonjë shqetësim, nuk do të hezitojmë të marrim masa ndaj çdo zhvillimi që ndikon në siguri

Qytetarë serbë protestuan sot në sheshin “Car Llazar” kundër hapjes së Urës së Ibrit.

Lidhur me protestën, KFOR-it ka dalë me një komunikatë, ku ka bërë të ditur se gjithçka ka shkuar pa ndonjë shqetësim të sigurisë.

“Trupat e KFOR-it ishin në terren dhe kryen patrulla në zonat përreth për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë. Demonstrata vazhdoi pa ndonjë ndërprerje të raportuar apo shqetësime sigurie. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së, për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i vepron si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë. KFOR nuk do të hezitojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet mes tjerash në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...