14.6 C
Pec
E premte, 29 Shtator, 2023

Protesta të dhunshme në Suedi, emigrantët myslimanë përleshen me policinë

Një natë protestash u verifikua në një distrikt të banuar nga emigrantë në qytetin suedez të Malmos. Disa qindra persona dogjën dhjetëra automjete dhe u përleshën me forcat e policisë, në shenjë proteste pas djegies së radhës të Kuranit në qytet.

Nga trazirat nuk u raportuan viktima, por dëmet materiale ishin të mëdha dhe aktet e dhunës masive.

Përleshjet shpërthyen mbrëmjen e së dielës, pasi një refugjat iraken dogji librin e shenjtë mysliman. Persona të shumtë u mblodhën në zonë për të kritikuar autorin, me forcat e rendit që u detyruan ta mbronin nga sulmet. Persona të shumtë u arrestuan.

Ligji suedez e toleron këtë lloj akti, pavarësisht se qeveria është zotuar ta ndalojë dhe pavarësisht se veprimi është kritikuar nga bota islamike.

Djegiet kanë vazhduar edhe pse autoritetet e sigurisë në Stokholm dhanë muajin e kaluar alarmin se akte të tilla e kthejnë vendin në objektiv të sulmeve terroriste./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...