Punëtorët belgë dolën në rrugët e Brukselit teksa protestuan kundër kushteve të këqija të punës dhe të drejtës për grevë. Rreth 20,000 njerëz morën pjesë në grevën e përgjithshme që u organizua nga sindikatat pasi qeveria njoftoi për një ligj të ri që ndalon rebelët të marrin pjesë në protesta.
Demonstruesit janë gjithashtu të zemëruar për një sërë vendimesh të fundit gjyqësore që kanë detyruar protestuesit të heqin bllokadat e tyre përpara zinxhirit belg të supermarketeve Delhaize. Protesta e tyre vazhdon prej tre muajsh.
Corinne Sachot, që mori pjesë në protesta tha se ajo thjesht po ushtron të drejtën e saj për grevë.
“Ne nuk jemi këtu për të vandalizuar. Ne jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona. Nuk është e njëjta gjë,” tha ajo /Njeshi/