3.6 C
Pec
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

PSD-AAK-Nisma e dërgojnë sot në Kushtetuese vendimin e Thaçit për emërimin e anëtarëve të KQZ-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi javë më parë emëroi anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Anëtarët e rinj të KQZ-së të cilët u emëruan janë: Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Qemail Kurtishi, Ercan Shpat dhe Stevan Veselinoviq.

E lidhur me këtë sot në orën 14:00, kryetarët e grupeve parlamentare të PSD-së, AAK-së, dhe NISMA-s, mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do ta dërgojnë këtë vendim të Thaçit në Gjykatën Kushtetuese.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media.

“Sot (8 prill 2019), në ora 14:00, Kryetarët e grupeve parlamentare të PSD-së, AAK-së, dhe NISMA-s, mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese: Kërkesën për Vlerësimin e kushtetutshmërisë të Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës i datës 28 mars 2019, lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Pas procedimit të kësaj kërkese, kryetarët e grupeve do të prononcohen për medie”, thuhet në njoftim./Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...