Partia Socialdemokrate ka realizuar një aksion simbolik, gjatë të cilit i ka ndarë mirënjohje kryetarit të komunës së Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni.
Anëtari i kësaj partie është futur brenda sallës së Kuvendit Komunal dhe nga aty ka tentuar t’i japë mirënjohjen Hysenit.
“Mirënjohje për kunatin e vitit – të pakrahasueshmit, kryetarit të Gjilanit. Alban Hyseni”, shkruan në ‘mirënjohje’.
“Qytetarët e votuan. Për kunata po punon. Ky është kunati i vitit. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni”, shkroi Molliqaj në Facebook./Njeshi/