10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

PSD njofton se janë arrestuar gjashtë aktivistë: Kërkojmë urgjentisht të lirohen, metodat frikësuese nuk na ndalin

Partia Socialdemokrate ka njoftuar se në protestën e së mërkurës janë arrestuar gjatë aktivistë të kësaj partie.

Bëhet fjalë për kryetarin Dardan Molliqaj, Zgjim Hysenin, Nol Nushin, Korab Korçën, Agron Kabashin dhe Gent Ibrahimin.

Teksa kanë kërkuar që aktivistët të lirohen urgjentisht, nga PSD-ja kanë thënë se “kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për gjykatën e padrejtë speciale”.

“Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezistenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë”, thuhet në reagimin për media.

Partia Socialdemokrate e ka pritur me protestë kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, gjatë vizitës së saj në Kosovë të mërkurën.

Me thirrjen “Poshtë Gjykata Speciale”, aktivistët e PSD-së kanë protestuar përpara hotelit “Sirius” në Prishtinë, ku Trendafilova do të mbajë takim me shoqërinë civile.

Protesta ka eskaluar pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës e më pas ka arrestuar aktivistët e PSD-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...