23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

PSD për Albin Kurtin: Kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes

Partia Socialdemokrate ka organizuar një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku ka lëshuar një dron ku është vendosur fotoja e Albin Kurtit me mbishkrimin “lideri suprem”, derisa ai po mbante fjalim.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, PSD-ja ka thënë se kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes.

“Kritika protestuese që kërkon liri e gjenë gjithmonë rrugën e vet. Edhe kur regjimi ka pushtuar e mbërthyer çdo skutë, një formë e re do të gjendet. Ka qenë kështu edhe në distopitë më të errëta totalitare.

Një aeroplan lodër fluturon. Shikojeni qiellin! Kërkoni idetë! Atëherë do ta shihni mbretin cullak!”, thuhet në komunikatë./Njeshi/

https://www.facebook.com/watch/?v=452487536106191

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...