11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

PSD: Qeveria në Prishtinë është krejt e çakorduar

Partia Social Demokrate ka komentuar Open Balkan, emrin e ri tënismës që pret bashkimin edhe të vendeve tjera, nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.

“E shkuara na mëson se secili bashkëpunim midis nesh që nuk ka pasur si pikënisje barazinë midis popujve dhe njohjen e subjektivitet të secilit, ka përfunduar pa sukses, jo rrallë me konflikte”, thuhet në komunikatë..

Komunikata e plotë:

Dje në Shkup u nënshkrua një marrëveshje dhe dy memorandume. Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia u pajtuan për rritjen e tregtisë përmes heqjes së barrierave, për lehtësim të çasjes në tregun e punës brenda tri vendeve, ndërkaq marrëveshje e tretë flet për ndihmën e ndërsjellë në raste katastrofash. Open Balkan është emri i ri nismës që pret bashkimin edhe të vendeve tjera.

E shkuara na mëson se secili bashkëpunim midis nesh që nuk ka pasur si pikënisje barazinë midis popujve dhe njohjen e subjektivitet të secilit, ka përfunduar pa sukses, jo rrallë me konflikte.

Premisa politike është e rëndësishme, por ajo nuk është garancë për sukses. Vendet e Ballkanit janë në nivele të ndryshme të zhvillimit. Mbyllja e syve përpara këtij fakti është hapje për rritjen e dallimeve e të pabarazisë.  Vuçiq diskutonte në Shkup me pragmatizmin e tij ekonomik, duke aluduar se nga kjo përfitojmë të gjithë. Rama në anën tjetër po u jepte leksion kulture “prapanikëve” nga Kosova. Open Balkan na qenka jetësimi i 4 lirive të BE-së. Mirë, por 4 liritë e BE-së kanë prodhuar dallimet qendër-periferi, kurse varfëria prej tyre mllef e tokë të plleshme për lëvizjet ksenofobe e neo-fashiste të Evropës. 4 liritë e BE-së bashkë me monedhën e përbashkët e kanë prodhuar Gjermaninë fuqi ekonomike në botë, por edhe Greqinë, Spanjën apo Portugalinë të zhytur në borxhe e buzë bankrotimit.

Në anën tjetër, Qeveria në Prishtinë është krejt e çakorduar. Ajo publikisht nuk i përgjigjet thirrjes në fjalë, por pikërisht dy ditët e fundit ka marrë dy vendime që janë brenda të njëjtës linjë. Ajo i ka përfshirë qytetarët e Serbisë dhe Malit të zi në kuadër të rregullativës ligjore që u’a mundëson kalimin e kufirit dhe qëndrimin prej 3 muajsh në Kosovë pa vizë, kurse vendimi tjetër ka të bëjë me heqjen e taksës anti-damping ndaj Serbisë për produktet me bazë argjile. Qeveria poashtu nuk ka treguar në çfarë konsiston propozimi EEFTA. A e ka ky propozim si kusht njohjen e ndërsjellë Kosovë-Serbi?!

Rajoni ynë mund t’i lë mbrapa armiqësitë vetëm kur mëson se ato nuk vinin nga dallimet identitare, por ishin rezultat direkt i shtypjes e dominimit. Një projekt i përbashkët ka themele të sigurta vetëm kur ai bazohet nga statusi i barabartë i popujve brenda tij. Ai do të kishte sukses kur qëllim kryesor është mirëqenia e njerëzve dhe bashkëjetesa dhe jo xhiroja e fitimit. Ballkanit i duhet një bashkëpunim rajonal i majtë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...