7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

PSD themeloi degë edhe në Istog

Partisë Socialdemokrate sot ka funksionalizuar degën e saj edhe në Komunën e Istogut.

“Duke e vlerësuar të rëndësishme shtrirjen organizative në Istog, nënkryetari Visar Ymeri, sekretarja e përgjithshme Aida Dërguti dhe koordinatori i degës Burim Fejza, prezantuan platformën socialdemokrate para mbështetësve dhe simpatizuesve”, bënë të ditur një njoftim nga PSD.


Sipas partisë që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, “programi social e zhvillimor i PSD-së është përgjigja e duhur dhe konkrete për shërbime cilësore publike, transparencë radikale të shpenzimeve të parasë publike, investime nëpër të gjitha lagjet e fshatrat dhe për politika publike në mbështetje të më të varfërve”.

PSD vlerëson se potenciali natyror i Istogut është mundësi për zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë, me mbrojtje të mjedisit dhe me model alternativ për bujqit.

Në komunikatën e PSD’së thuhet se “qeverisjet e vlerësuara ndërkombëtarisht në Prishtinë dhe në Kamenicë janë referencat më të besueshme për politikat e kapacitetet e PSD-së për ta modernizuar dhe transformuar pozitivisht qeverisjen lokale, në shërbim të të gjithë qytetarëve”. /Njeshi/


]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...